Basha thërret në seli sekretarët dhe kryetarët e degëve, fokusi i takimit

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu sekretarët dhe kryetarët e degëve të PD. Mendohet se në mbledhje do diskutohet për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media, takimi ka në fokus edhe zërat kritikë ndaj kryetarit Basha. Nuk dihet ende nëse në përfundim të takimit, do të ketë një prononcim për mediat nga kryedemokrati.

Gjatë ditës së sotme, Basha zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek dhe më pas me ambasadorin italian, Fabricio Buci. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment