Zbardhen detaje nga takimi i Bashës me strukturat, së shpejti tur në të gjithë vendin

0
150

Janë zbardhur detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me sekretarët dhe kryetarët e degëve të PD. Ai iu ka thënë se PD nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit, me arsyetimin se nuk ishin të lira.

Basha iu ka kërkuar demokratëve që të mbledhin fakte që dëshmojnë manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka njoftuar se javën që vjen do të nisë një tur në të gjithë vendin dhe në degët e PD.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, mësohet të ketë deklaruar Basha, sipas infomacioneve të mediave.

Drejtuesit e degëve në rrethe kanë shprehur mbështetje ndaj Bashës. Në mbledhje është folur edhe për zërat kritikë, që kërkojnë dorëheqjen e kryedemokratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here