Marku: Mosnjohje e zgjedhjeve nuk do të thotë që s’do shkojmë në parlament

0
233

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku ka folur për qëndrimin e PD lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha në “Opinion” se ende nuk ka një vendim, por la të kuptohet se PD edhe në mosnjohje të zgjedhjeve do të jetë në parlament. Marku shtoi se PD do vijojë “luftën” për mbrojtjen e votës

“Do bëj luftën. Unë nuk e di çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në parlament, në institucionet ndërkombëtare, në gjykata, në prokurori. Do të jetë luftë totale për të mbrojtur votën. Nuk do të thotë të mos shkosh në parlament. Nuk e di nëse do shkohet, por ky parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim”, tha Marku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here