Presidenca: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është në kuti

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas mbajtjes së parlamentit ditën e sotme ku në thelb qe shkarkimi i Metës. Ai shprehet se nuk i kushton aspak vëmendje Parlamentit pa opozitë, dhe sipas tij, ndryshimi ndodhet në kutitë e votimit.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.

Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Blushi.

Kujtojmë që presidenti Ilir Meta kërkon rinumërim të votave në disa zona, pasi sipas tij janë vjedhur dhe është deformuar vullneti i popullit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment