Nga 15 Maji Italia hap kufijtë për turistët nga gjithë bota, rregullat që duhet të zbatojnë

0
190

Pas më shumë se një vit mbyllje, Italia do të mirëpresë turistë nga e gjithë bota, por duhet të zbatohen disa rregulla.

Duhet një lekje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane.”Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian, teksa shtoi se ka ardhur momenti që të prenotoni pushimet tuaja në Itali.

Italia ka vendosur të mos pres aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.

Çdo turist që do dëshiroj të vizitoj Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoj shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here