Covid-19 në Shqipëri: 92 raste të reja dhe vetëm një humbje jete

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet fjalë për aktorin Guljelm Radoja, i cili pas disa ditësh në ‘Shefqet Ndroqi’ nuk ia doli të fitojë betejën me Covid-19.

Po ashtu, sipas MSH, pas 2851 testimeve, janë regjistruar 92 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës,  Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk e ka fituar betejën me covid19 aktori Guljelm Radoja”, thekson MSH

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment