Integrimi i Shqipërisë, ministrja austriake: Vazhdoni reformat, ka ende shume për të bërë

0
141

Ministrja austriake për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ajo është pritur në një takim nga kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi dhe ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali.

Edstadler theksoi të rëndësishme vazhdimin e reformave, ndërsa vlerësoi se ka ende shumë për të bërë. Ajo shprehu mbështetjen e Austrisë për të bindur BE-në, që të mos bllokojë procesin e integrimit për Shqipërinë. Ministrja austriake e cilësoi të rëndësishme për vendin e saj, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

“Është kënaqësi që jam në Shqipëri dhe të shoh vullnetin e vendit për të ecur me reforma, që të hedhe hapa të rëndësishme drejt BE-së. Austria e ka përparësi që të mbështesë procesin e integrimit për Ballkanin Perëndimor. Është e nevojshme që ju të vazhdoni reformat tuaja. Ka shumë për të bërë. Ne do bëjmë maksimumin që të bindim miqtë tanë edhe në BE, që të mos bllokojnë procesin integrues për Shqipërinë”, tha ajo për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here