43 mijë qytetarë shqiptarë humbën punën nga pandemia

RIPARIM I TUBAVE TE UJESJELLESIT - Punetore te Ujeselles Kanalizimeve, duke riparuar nje nga tubacionet e ujit, ne nje nga pusetat ne Parkun Rinia./r/n/r/nWATER PIPES REPAIR - Workers of water pipelines, repairing one of the water pipes in the Parku Rinia.

Përgjatë një viti pandemie shkalla e papunësisë në vend ka arritur në 11.8% me 43 mijë vende punë të humbura. Për ta rikthyer në normalitet ekonominë e vendit, Guvernatori  i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i rekomandon qeverisë forcimin e financave publike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Megjithatë, për Gent Sejkon, parashikohet që sektori i turizmit dhe shifrat në rënie të COVID ta çojnë rritjen ekonomike për këtë vit në 5.3%.

Pasojat e pandemisë vijojnë të jenë të dukshme në ekonominë e vendit. aktiviteti ekonomik në vend u tkurr me 3.3% gjatë vitit 2020, ekonomia shqiptare humbi rreth 43 000 vende pune, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Po ashtu, ritmi i rritjes së pagave dhe të kostove të tjera të prodhimit erdhi në ngadalësim

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment