Leonardo Di Caprio tjetër thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar: Do mbrohet nga digat dhe shpimet për naftë dhe gaz

0
186

Aktori i njohur hollivudian, Leonardo Di Caprio ka bërë një tjetër thirrje për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Ai ka zënë një ndër zërat më të fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Di Caprio shkruan se shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe nga shpimet për naftë dhe gaz.

“Dhënia e statusit të lumit Vjosa si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit”, shkruan DiCaprio krah artikullit  të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘Neë Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’

Në këtë  artikull përmenden protestat nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Shkruaj nje koment