Dy viktima dhe 67 raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë

0
217

Dy viktima dhe 67 raste të reja është bilanci i Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor njofton se janë kryer 2728 testime dhe janë shëruar 891 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç”, njofton MSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here