Sot është Dita e Europës, si lindi ideja për krijimin e BE-së; mesazhet e politikanëve

0
210

Sot është Dita e Europës, data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian. Kjo ditë lidhet me 9 majin e vitit 1950, kur ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.Propozimi i Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të kontrollnte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Për këtë ditë të rëndësishme, nuk kanë munguar as mesazhet e politikanëve shqiptarë. Presidenti Ilir Meta thotë se vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai shton se Shqipëria ‘e përqafoi’ këtë ditë, pas daljes nga regjimi komunist.

“E izoluar dhe e harruar për dekada nën regjimin më të egër diktatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmbysjen e atij regjimi shtypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europia”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Lidhur me situatën aktuale në vend, ai thotë se Shqipëria ka patur mundësi për t’u bërë si Europa, por thekson se kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke ndalur “dimrin demografik”.

“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, nënvizon Kreu i Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here