1 humbje jete dhe 57 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.”

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid-19.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment