Dosjet ankimore për zgjedhjet e 25 prillit, KAS zgjedh relatorët që do t’i shqyrtojnë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, zgjodhi sot relatorët, të cilët do të shqyrtojnë kërkesat ankimore të paraqitura nga subjektet politike, për zgjedhjet e 25 prillit. Kujtojmë që dita e djeshme, ishte afati i fundit i dorëzimit të ankesave për procesin zgjedhor dhe PD dhe LSI dorëzuan dosjet me shkeljet që ato pretendojnë se janë konsumuar.

Relatorët e zgjedhur me short janë:

-Elvin Lako, relator për ankimimin e PD-së për qarqet Vlorë, Shkodër dhe Elbasan

-Elvis Çefa, relator për ankimim e PD-së për qarkun Korçë

-Ilir Rusmajli, relator i dy ankimimeve të PD-së për qarqet Berat dhe Fier

-Koli Bele, relator për dy ankimimet e PD-së për qarqet Durrës dhe Gjirokastër.

Në KAS janë dorëzuar 15 kërkesa ankimore: 9 nga PD, 4 nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK. PD dorëzoi dosjen për ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, ndërsa LSI ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në Durrës, Gjirokastër dhe Berat.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment