Shkarkimi i Metës, reagon Berisha: Akt puçist dhe destabilizues; paralajmërimi për Ramën

0
145

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ai e cilëson një “akt puçist dhe destabilizues”, nismën e socialistëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai paralajmëron kryeministrin Edi Rama se “po firmos fundin e shpejtë dhe merituar”. Sipas tij, Rama po kërkon të zhbëjë të vetmin institucion që nuk e kontrollon dot. Berisha shton se ky akt është antikushtetues dhe vazhdim i një grushti shteti të inicuar nga Rama, sipas tij.

“Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të Kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin”, shkruan ndër të tjera Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here