Brindizi/ Sekuestrohen 400 kg kanabis në një gomone, arrestoi 30-vjeçari nga Vlora

Janë sekuestruar 400 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në territorin italian, ndërsa në pranga ra një shqiptar me origjinë nga Vlora.

Gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash.

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe  Frontex, për kontrollin e kufijve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash.

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, njofton policia.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment