Ja sa punonjës të Policisë së Shtetit janë vaksinuar kundër Covid-19

0
198

Rreth 20 mijë efektivë të policisë janë vaksinuar kundër Covid-19. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ku shkruan: Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit .

Ndërkohë në total janë kryer 612 mijë vaksinime. Mbi 6 mijë punonjës të fasonerive kanë marrë deri më tani vaksinën anti-Covid. Ndërkohë rreth 478 mijë vaksinime janë kryer për personat mbi 60-vjeç.

Një ditë më parë në vendin tonë mbërritën 11,700 doza të tjera nga “Pfizer”, duke e çuar numrin total të vaksinave që ka marrë Shqipëria në 751,700.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here