Situata e Covid-19 në vend: Katër humbje jete dhe 50 raste të reja; mbi një mijë të shëruar

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2956 testime dhe kanë rezultuar 50 raste të reja.

Po ashtu, janë shëruar 1020 persona, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.   

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç”, njofton MSH

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment