Rakacolli: Në qendrat shëndetësore të zonave turistike do të ketë teste të shpejta anti-Covid

0
142

Zv. ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se në Qendrat Shëndetësore në zonat turistike do të ketë teste të shpejta që arrijnë të dallojnë nëse një qytetar është i infektuar me COVID-19.

Organizimi shërbimit shëndetësor gjate periudhës turistike është një nga prioritete që ka ministria jonë e shëndetësisë dhe natyrisht që tashmë prioritet është dhe pandemia.

Një element për të vendosur nëse një i sëmurë që paraqet shenja është covid apo është diçka tjetër është rapid testi, kështu që padyshim që edhe rapid testet do të jenë të pranishme ne Qendrat Shëndetësore për tu përdorur atëherë kur mjekët e gjykojnë të rëndësishme  për të bërë diagnozën diferenciale”-u shpreh Rakacolli në një intervistë për Report Tv.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here