Ish-të përndjekurit protestojnë para kryeministrisë, 8 kërkesa për Ramën

Familjarë të sh-të përndjekurve politik të regjimit kanë protestuar këtë të mërkurë para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve politikë, të cilët u futën në grevën e urisë në Qafën e Barit pak javë më parë.

Ata paraqitën një listë me 8 kërkesa, ku kërkonin vëmendjen e qeverisë për plotësimin e tyre, por nuk morën kurrë një përgjigje nga ana e mazhorancës.

Lista e plotë e kërkesave:

Shoqata Qendresa e Rezistenca e te Burgosurve Persekutuarve e Trashigimtareve Politike te Shqiperise kerkon me ane te kesaj greve:

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim)
2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar
3.Kthimi i parave te mbajtua te ne Faturen e demeshperblimit, nga perfitimi falas I banesave nga shteti per kategorine tone
4.Kompensim fizik e material te pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqesore te grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .
5.Njohja me projektligj dhe Vleresimi I punes se papaguar te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike
6.Status te vecante pakete ligjesh per pensionet duke u demshperblyer te gjithe te denuarit pa avokat mbrojtjeje
7.Financa te ligjeruara per semundje profesionale te fituar dhe trasheguara nga puna e rende e me pasoja ne miniera, keneta et
8.Vleresimi i krimimeve te Komunizmit si krime kundra njerezimit, ne perputhje me praktikat derkombetare te shteteve ish- komuniste.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment