Shifrat e ‘Shëndetësisë’: Tre humbje jete dhe 42 raste të reja; mbi një mijë të shëruar

Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nga kryerja e 2707 testimeve, janë konfirmuar 42 raste të reja.

Po ashtu, sipas raportit të ministrisë së shëndetësisë, janë shëruar 1011 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç”, njofton MSH

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment