Rama sulmon serish BE-në : Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga amnezia për atë se kush janë

0
239

Në një intervistë për ‘Financial Times’, Rama tha se, “Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë”.

Ky i fundit ka folur edhe për procesin e integrimit, ku sërish ka “thumbuar” BE-në. “Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here