Gjekmarkaj: Zgjedhjet këtë herë nuk u vodhën në kuti, ka patur një inxhinieri elektorale paraprake

0
237

Kandidati fitues për deputet i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj përsërit se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur dhe ndryshe nga herët e tjera, jo në kutitë e votimit.

I ftuar në “Real Story”, sipas Gjekmarkajt ka patur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi Gjekmarkaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here