PD denoncon me emra: Dy deputetë blenë vota me 5 mijë lekë në Berat; KAS shqyrton ankimimet, LSI pretendon për shkelje të rënda

0
229

Përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kaso dhe Marash Logu kanë treguar pretendimet për manipulime zgjedhore gjatë mbledhjes së Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, i cili shqyrton sot ankimimet për qarkun e Beratit.

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. Ata bënë me dije se rreth dy javë para zgjedhjeve, PD denoncoi në SPAK një ‘skemë të ndërtuar nga socialistët’, për blerjen e votave.

Sipas tyre, Hatixhe Konomi në bashkëpunim me Nasip Naçon, të dy kandidatë fitues të PS në Berat, kanë blerë vota kundrejt shumës 5 mijë lekë. Sipas PD, në skemë rezulton i përfshirë edhe drejtuesi i Njësisë nr.1, Mirel Konomi.

“Në qarkun e Beratit ne kemi denoncuar në 7 prill në SPAK një skemë kriminale të ndërtuar nga drejtues politik të PS, konkretisht shtetësja Hatixhe Konomi e renditur e para, së bashku me shtetasin Nasip Naçon i renditur i 4 në listën shumë emërore të PS.

Këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin Mirel Konomi, drejtues i Njësisë administrative nr.1 dhe Lorenc Toroveli ka pasur raste të blerës së votës të personave të ndryshëm.

Hatixhe Konomi së bashku me kunatin e saj, që është drejtues i njësisë administrative kanë blerë vota ose përmes të hollave ose përmes kuponëve të ID. Ndërsa Nasip Naço dhe Toroveli kanë blerë vota kundrejt shumës 50 mijë lekë të vjetra”, thanë përfaqësuesit e PD.

Sipas këtyre të fundit, PS ka vepruar si grup kriminal, duke blerë vota dhe kërcënuar qytetarët si dhe duke përdorur administratën. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here