Bylykbashi: U punësuan 10 mijë persona me kontrata të përkohshme, SPAK hesht

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Oerd Bylykbashi, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale, teksa shprehet se në Durrës 10 mijë persona janë futur në punë, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin.

Ai pohon më tej se disa javë para zgjedhjeve u shumëfishua dhe numri i policëve bashkiakë, teksa shton se  personave të prekur nga tërmeti u është dhënë shpërblim, që sipas tij ka qenë një mënyrë  për të blerë votën.

“Janë 10 mijë persona që janë marrë në punë para zgjedhjeve, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin. Janë persona me kontratë të përkohshme madje një lajm i fundit fliste për Ministren e Financave që urdhëronte ndërprerjen e këtyre kontratave. Në Durrës para zgjedhjeve ishte shumëfishimi policëve partiakë, në kundërshti me ligjin pasi ligji ndalon rekrutimin e ligjit e sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Janë 40 mijë euro të shpërndara për tërmetin dhe në javën e fundit në qytetin e Durrësit. Ligji lejon që masa të tilla të merren në gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe ne nuk e kemi këtë gjendje. Të japësh para për dëmshpërblim dhe  jo për rindërtim, pra është blerje votës së qytetarëve nëpërmjet buxhetit të shtetit. E ndalon ligji. Kemi bërë  kallëzime penale në 10 ditët e fundit të zgjedhjeve në SPAK për krimet  zgjedhore.” tha Bylykbashi në OraNews.

Bylykbashi, thekson se shkelje ishte dhe vendimi i Komitetit të Ekspertëve për emigrantët, teksa shton  që SPAK nuk ka bërë asnjë veprim për të parandaluar krimet zgjedhore, të cilat sipas tij ndikuan tek shpërndarja e mandateve.

“Janë 180 kallëzime dhe nuk ndodh asgjë, dhe nuk pati asnjë veprim për parandalim . Pra SPAK nuk bëri asgjë. Një rast tjetër është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët penguan të drejtën e 500 emigrantëve në Shqipëri që të mos votojnë. Vendimarrja në KAS e merret me mazhorancë. KQZ, në momentin që kur ka shkelje të ligjit që mund të kenë ndikuar në shpërndarjen e mandateve shpallen zgjedhjet e pavlefshme në një ose më shumë qarqe. Është përdorur administrata shtetërore, është përdorur baza e të dhënave shtetërore për të profilizuar zgjedhësit në zgjedhjen e tyre.

OSBE konstatoi në një shkelje ku thuhet se nuk është ndarë shteti nga partia në pushtet, rregullat e lojës nuk kanë qenë të barabarta. Opozita u përballë me shtetin dhe jo me Partinë Socialiste. Kemi KAS që refuzoi marrjen e provave tek të tretët që kanë të dhëna që do të ishin prova që janë shkelje që kanë ndikuar në shpërndarjen e mandateve e për pasojë kanë ndikuar në shpërndarjen e mandateve.” tha Bylykbashi

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment