Falsifikuan testin e Covid: Arrestohet shqiptari, procedohen penalisht dy italianët

0
165

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas italianë, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar.

Në pranga është vënë shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në Fier, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali. Ata akuzohen për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”.

“Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D.” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here