Basha: Shumë shpejt do e vendosë anëtarësia se kush do jetë drejtuesi

Anëtarësia vendos me votë përfaqësuesit dhe drejtuesit e saj. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë shumë shpejt.” Kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan, teksa foli për zhvillimet në partinë më të madhe të opozitës.

Ai tha se në PD nuk ka të tepërt dhe se çdo mendim, ide dhe kritikë konstruktive duhet të jetë e mirëpritur.

“Diçka sa i përket zhvillimeve brenda familjes tonë. Duan s’duan kundërshtarët tanë, ne jemi një familje e madhe politike, e bashkuar jo nga interesat, as nga krimet e paraardhësve, as nga mëkatet me krimin e organizuar, as nga pazaret me oligarkët, por nga idealet me të cilat lindëm, idealet të cilat na kanë udhëhequr në rrugën tonë, jo pa gabime, jo pa të meta, jo pa probleme, por që ka për të mundur sa herë që kemi patur fatet e vendit në dorë që ta çojmë një hap përpara Shqipërinë.
Në këtë shtëpi të madhe nuk ka të tepërt, ndaj çdo mendim, ide, kritikë konstruktive duhet të jetë e mirëpritur. Dhe kjo shtëpi e madhe ka një rregull të vërtetë dhe unik në aplikimin e tij, pushteti buron nga anëtarët e Partisë Demokratike, jeni ju ata që vendosni në votë përfaqësuesit tuaj dhe drejtuesit tuaj. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë shumë shpejt.” tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment