Hapet gara për kreun e ri të PD/ Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, afati i pranimit deri më 22 maj

0
232

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kreun e ri të PD. Emrat e kandidatëve do të pranohen deri më 22 maj. Përmes një njoftimi, komisioni ka nxjerrë kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat.

Ata që i përmbushin kushtet e vendosura, kanë të drejtë ta paraqesin kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë e PD. Me vendim të komisonit ata duhet të plotësojnë edhe një formular.

Kriteret:

– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;
– kontributit në fushata elektorale;

– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;
– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;
– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe
– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, dy ditë më parë, u vendos që zgjedhjet në parti të mbaheshin më 13 qershor, nga 22 korrik që ishte më parë.

Deri më tani kandidatët që garojnë për kreun e PD-së, janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here