Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare

Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare.

Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.
Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal pasi, trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro
6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi.Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë sot, në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment