Hedh në gjyq Blinken për shpifje, Berisha mesazh sekretarit amerikan të shtetit:  Nuk të mbron imuniteti

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken se nga padia që do të ngrekë ndaj tij në gjykatën e Parisit nuk do të mund të mbrohet nga imuniteti.

Në një konferencë me mediat, Berisha tha se imuniteti vlerësohet nga Gjykata dhe është i mbrojtur kur ai kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë së tij.

Blinken mund të mendojë se si Sekretar Shteti ai përfiton imunitet, kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga Gjykata, në mënyrë relative çka do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë së tij.

Por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie e montazhi politik i destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn në funksionet e një ministri.

Asnjë qeveri ciladoqoftë ajo s’mund të ketë funksion shpifjen e përbaltjen. Sipas avokatit tim, që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet. Do e padit, do dënohet nga Gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Një  vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit të kombit shqiptar. Por znj dhe zotërinj çështaj e dinjitetit është më thelbësorja për njeriun. Në qoftë se i prek tjetrit nderin e dinjitetin ti e zhvlerëson atë për veten e tij, familjen, miqtë dhe komunitetin ku jeton”, tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment