Klosi takon homologun grek: Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon

Ministri i Turizmit Blendi Klosi është takuar me homologun e tij grek, Haris Theocharis, teksa ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga ky takim.

Klosi bën me dije se Greqia do të jetë e hapur për shqiptarët që do të duan të kalojnë pushimet verore në shtetin helen. 

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid . Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit” shkruan Klosi krahas fotove.

Gjithsesi nuk dihet se kur do të jetë data për hapjen e kufirit. Aktualisht Greqia e ka të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në datën 24 Maj, kur pritet të rishqyrtohet vendimi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment