Lejuan ndërtimet ilegale në Himarë, arrestohen kryeinspektori dhe inspektori i IMT-së, në kërkim 2 të tjerë

0
248

Dy funksionarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë janë vë në në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtime pa leje në këtë zonë.

Policia bën me dije se këta persona, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Kanë rënë pranga personi me inicialet R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë dhe 30-vjeçari me inicialet  E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here