Zgjedhjet në PD/ Sot në orën 18.00 mblidhet Kryesia, pritet miratimi i kandidaturave

0
274

Ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat për zgjedhjet brenda partisë. Këto të fundit do të zhvillohen me 13 qershor. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka ftuar anëtarët e Kryesisë që të jenë të pranishëm në mbledhje.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar.

Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, thuhet në njoftimin e PD.

Kandidatët në garë për të marrë drejtimin e PD janë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj, Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here