Partia Demokratike ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor, ankimimin për vendimin e KAS për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Gjirokastër.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti ligjor i PD, i cili kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan në Facebook Marash Logu.