Ministria e Arsimit publikon datat, kur nis viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar

0
249

Viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar do të nisë më 13 shtator dhe do të përfundojë më 8 qershor 2022.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit, teksa ka publikuar sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.

Provimet kombëtare për klasat e nënta do të zhvillohen në datat 9-30 qershor, ndërsa provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor.

Ky vit shkollorë ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë COVID-19, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here