Çudit Soreca nga Përmeti: Shqipëria e kaloi testin e BE me zgjedhjet

0
317

Zgjedhjet parlamentare ishin një test Shqipëria e kaloi me sukses”. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca, teksa u shpreh se janë plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare, ku pritet të merret dhe vendimi për çeljen zyrtare të negociatave.

Sa i përket Bashkimit Europian, ne mund të themi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare. Shtetet anëtare do të marrin vendim në javët në vijim, ne mendojmë se ka ardhur koha që ky vendim të merret dhe ne vazhdojmë të besojmë se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor“.

Soreca citoi raportin e OSBE/ODIHR, kur tha se 25 prilli kaloi pa probleme, ndërsa parregullsitë e pretenduara nga opozita duhet të ndjekin rrugën institucionale.

Ne konsideronim provim ditën e zgjedhjeve, pra mënyra se si do të shkonte dita e zgjedhjeve dhe në fakt raporti paraprak i OSBE/ODIHR e tha qartë: Dita e zgjedhjeve ka ecur në mënyrë të rregullt, pa probleme. Pra për ne test ishte dita e zgjedhjeve!”.

Ambasadori i BE në vendin tonë Soreca ashtu si në rastin e shpalljes “Non Grata” të ish presidentit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për komisionin parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

‘Nuk kam një koment për këtë çështje të brendshme të Shqipërisë.’- tha Soreca.

Këto komente politike Soreca i ka bërë nga Përmeti ku ndodhej në kuadër të turit të “Javës së Europës. Ai vizitoi  panairin me punime të të rinjve vendas, produkte artizanale dhe takoi zyrtaret lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here