Situata e Covid, Bino: Maskat të panevojshme në ambiente të hapura, ç’do të ndodhë me dasmat këtë verë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino deklaron se duke u nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në vend, do të sugjeronte që maskat të mos mbahen më në ambiente të hapura.

E ftuar në ABC, Bino thekson se maskat duhen të vijohet të mbahen në ambiente të mbyllura si markete apo qendra tregtare, pasi sipas saj, mund të ketë persona që e kanë kaluar sëmundjen por nuk kanë fituar imunitet.

Ajo shton se rrezik sipas saj mbeten edhe versionet e ndryshuara të virusit.

Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura… duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur. Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh… Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave”, tha Bino.

Ndërsa, e pyetur se çfarë do të ndodhë me dasmat këtë verë, Bino tha se ato mund të organizohen, por jo me grumbullime të mëdha si zakonisht. Mirë do ishte që numri të jetë i reduktuar, më pak se 100 persona.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment