Rakacolli jep masat lehtësuese: Nga 1 qershori ora policore do të jetë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit

Komiteti Teknik i eksperteve këtë të enjte në një dalje për mediat kanë vendosur që të marrin një sërë vendimesh lehtësuese persa i përket masave të reja anti Covid.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, është shprehur se në kuadër të situatës pandemike dhe shifrave të ulëta të infektimeve me Covid, Komiteti ka vendosur që nga 1 qershori të të hiqet përdorimi i maskës në ambientet e hapur, por ajo do të vijojë që të mbahet në ambientet e mbyllura ku ka grumbullime.

Ajo është shprehur se nga 1 qershori ora policore do të jetë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu kanë lejuar grumbullimet me më shumë se 10 persona dhe tashmë pas shumë muajsh mbyllje do të lejohet grumbullimi në stadiume me numër të kufizuar tifozësh. Ndërkohë do të vijojnë që të qëndrojnë të mbyllur klubet e natës.

“Përcaktimi i masave në përputhe me indikatorët e situatës dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit. Në këtë situatë komiteti mendon se ka vend për lehtësim. Nga data 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, por do të mbahet në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik. Nga 1 qeshori ora policore do të kalojë në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Nga 14 qershori grumbullimet nga 10 persona në 50 persona, nga 1 korriku do të shtyhet në orën 24:00. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuara, aktivitetet e teatrove dhe të shfaqjeve artistike”, tha ajo.

Masat e plota lehtësuese;

Nga 1 Qershori:

  • hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjentet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi sociale si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
  • ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershor:
• grumbullimet në ambjentet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku:

  • ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

  • lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
  • lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment