Ismail Kadare merr titullin “Nderi i Bashkisë Fier”, shkrimtari: Një pritje kaq njerëzore dhe shqiptare

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është vlerësuar me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore.

Me angazhimin dhe talentin e tij, i ka dhënë vlerë mendimit të spikatur dhe cilësor, duke lartësuar në arenën ndërkombëtare identitetit shqiptar”.

Pasi kryetari i Bashkisë së Fier, Armando Subashi i dorëzoi këtë titull shkrimtarit të madh, Kadare u shpreh i emocionuar për pritjen.

“Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve!”, tha Kadare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment