Përplasi këmbësorin 51-vjeçar, arrestohet shoferja në Fier

Autorja e aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz është arrestuar.

Duke drejtuar makinën tip “Volkswagen” ajo goditi këmbësorin e identifikuar si P.M. 51 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen E. Y., 36 vjeçe, banuese në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka goditur një këmbësor, shtetasin P. M., 51 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment