Kolegji Zgjedhor nis nesër me shqyrtimin për Gjirokastrën, KAS jep vendimet për tre qarqet e fundit

0
261

Kolegji Zgjedhor do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit dhe e para që do të kalojë në filtër do të jetë Qarku i Gjirokastrës.

Vendimi i KAS për këtë qark u ankimua në Kolegjin Zgjedhor nga PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani, pasi pretendojnë se zgjedhjet janë shoqëruar me shkelje që çojnë në pavlefshmëri të tyre, ndaj duhet të ripërsëriten.

Ndërkohë po nesër Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë vendimet për 3 qarqet e fundit Korçën, Elbasanin dhe Fierin, duke përmbyllur kështu shqyrtimin e të gjitha ankesave që i dorëzuan në tryezë partitë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here