Greqia shtyn deri më 7 qershor masat kufizuese me Shqipërinë

0
198

Greqia ka vendosur që të shtyjë sërish masat kundër përhapjes së virusit me Shqipërinë. Sipas një njoftimi të publikuar nga Ambasada Greke në Tiranë, hyrja në shtetin fqinj do të jetë e ndaluar deri më datë 7 qershor 2021. Ndërkohë hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan ambasada.

Në vendin tonë, numri i rasteve të reja dhe viktimave ka rënë në mënyrë drastike në krahasim me pak javë më parë. Ndërkohë, sot Greqia raportoi 907 raste të reja dhe 30 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here