Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-LSI/ Kaso: Nuk bënë transparencë, do e ndjekim deri në fund

0
229

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili rrëzoi kërkesën për marrjen e provave shtesë nga institucionet lidhur me zgjedhjet e 25 prillit  për qarkun e Gjirokastrës.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca, nga ky proces elektoral, që ka qenë i ndikuar nga interesat e mazhorancës që nuk lejonte shqiptarët të jetonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëpalëshe, kemi zhvilluar plan administrativ, në KAS dhe KQZ. Shkelësit të jenë të sigurt që çdo veprim i tyre do të vihet përballë përgjegjësisë.”.

Gjithashtu Kaso theksoi se kjo do të bëhet në rrugë penale, duke e zhvilluar në rrafshe të tjera kushtetuese.

“Çdo veprim i tyre, do të vihet përpara shërbimeve ligj zbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here