Duke nxjerrë gishtin e mesit, dalin video të tjera të gjyqtares së Elbasanit në Tik-Tok

0
321

Publikohen video të tjera të gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani në Tik-Tok, ndonëse kjo e fundit ka mohuar të ketë një rrjet të tillë social.

Në videot e tjera të gjyqtares, shihet duke ecur me makinë, herë si pasagjere dhe herë si shofere me muzikën në sfond duke “performuar”.

Madje, në një moment shihet teksa tregon gishtin e mesit.

Lidhur me publikimin e këtyre videove ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dhe përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here