NGA E HËNA, GREQIA HAP PIKËN E KALIMIT KUFITAR TË QAFË BOTËS

Pika e Kalimit kufitar të Qafë Botës hapet të hënën e ardhshme, sipas informacioneve nga mediat greke. Rihapja është arritur pas rreth një viti ku doganat u mbyllën për shkak të masave të ndalimit të pandemisë.

Vendimi për hapjen e pikës doganore u bë i njohur për Guvernatorin Rajonal i Epirit, Aleko Kachrimanis dhe nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou.

Funksionimi i Qafë Botës do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe vendkalimet do të lejojnë hyrjen në Greqi te 250 personave në ditë.

Duhet të theksohet se ditët e fundit pati një presion të shtuar për hapjen e Qafë Botës nga të dyja anët e kufirit.

Bashkia Finiq, Dhoma e Tregtisë Igumenicë dhe zyrtarë të tjerë kërkuan hapjen e kësaj dogane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment