Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin e GJKKO

0
266

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët në vijim të hidhet shorti për gjyqtarin. Më 20 maj, GJKKO vendosi të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Po ashtu ai nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite. Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.

Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here