“Shkundet” Greqia! Lëkundjet e tërmetit ndihen deri në Athinë

0
249

Një tërmet me madhësi 4.8 ka goditur pasditen e sotme Greqinë. Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale e tërmetit vlerësohet me 51 km., epiqendra 13 km. në veriperëndim të Kalavrita, ndërsa lëkundjet u ndjen deri në qendrën e Athinës.

Ndërkohë, një profesor i sizmologjisë dhe Drejtor i Institutit Gjeodinamik të Athinës, deklaroi se “Kjo është një zonë në madhësi të tilla tërmetesh, ne po monitorojmë fenomenin me shumë detaje.” Vlen të theksohet se që prej fillimit të këtij viti Greqia është “pushtuar” nga tërmete të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here