Zjarrfiksi Gjobvënës”/ Iu merrte para bizneseve përmes presionit, arrestohet inspektori i Bashkisë së Fierit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arrestuar një person, me detyrë Inspektor i parandalimit në MNZSH pranë Bashkisë Fier në operacioni e koduar “Zjarrfiksi Gjobvënës”. Në pranga është vënë shtetasi K.R., 53 vjeç.

Ai dyshohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

“Arrestimi u krye në funksion të procedimit penal nr. 170/2021 i zhvilluar nga SHÇBA, pas një hetimi proaktiv, prej të cilit u administruan të dhëna që implikonin shtetasin K. R. në veprimtari dhe akte korruptive të vazhdueshme ndaj disa subjekte private që ushtronin aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Fier, në fushën e tregëtisë me shumicë. Ai dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.” thuhet në njoftimin e ShÇBA-së.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga veprimet proceduriale të kryera, janë sekuestruar si prova materiale:
– 32,000 lekë, e dyshuar si produkt i ndërveprimeve korruptive;
– Armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, e cila dyshohet se futet në kategorinë e armëve të ftohta pa leje;
– Shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

53-vjeçari i mbante sendet e mësipërme me vete gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet proceduriale të përpiluara, i dërgohen për vijimin e hetimeve Prokurorisë SPAK.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment