Kaluan afatet ligjore/ Apeli në Gjirokastër liron nga burgu të akuzuarit për vrasjen e Alket Muhaj

0
201

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu Et’hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj, ngjarje e ndodhur më daatë 6 shtator të vitit 2018. Ndryshimi I masë së sigurisë ndaj dy të akuzuarve është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës këtë të premte, pas 2. 5 vitesh nga ngjarja e bujshme.

Babë e bir janë lënë në “arrest shtëpie”, duke dalë kështu nga paraburgumi. Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar ç’ka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet të mos qëndronin më në paraburgim.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba. Ndaj tij është qëlluar me një automatic, model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Dyshimet kryesore të organit të akuzës janë se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhaj nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here