Ndarja e Detit Jon, Dendias flet për mediat greke: Marrëveshja politike u arrit tetorin e kaluar

0
257

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas ka folur për mediat greke lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin e përbashkët Jon.

I pyetur për ecurinë e bisedimeve, nënshkrimin e një peticioni të përbashkët, e për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, ministri i Jashtëm Dendias tha:

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar. Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse. Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”, tha Dendias në një intervistë për gazetën “Parapolitika”

Në lidhje me ratifikimin e pakteve me Maqedoninë Veriore, pas marrëveshjes së Prespës, Dendias ka deklaruar se ministria e Jashtme ka dorëzuar dosjen e plotë në parlamentin grek në shtator 2020, tashmë mbetet përcaktimi i datave për seancat parlamentare, duke shtuar se pandemia ka ndryshuar ndjeshëm programin e kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here