Vendimi i Kuvendit për mediat/ Gazetarët prijnë me protestë para seancës parlamentare

0
157

Vendimi i ditëve të fundit, marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që ka të bëj me përjashtimin e gazetarëve nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare, do ti mbledh sot gazetarët në një protestë simbolike, para fillimit të seancës parlamentare.

Gazetarët pritet të mblidhen prej orës 09 në një protesë simbolike kundër këtij vendimi që i lë ata jashtë seancave parlametare.

NJOFTIMI:

Eja KUVENDojmë! Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sencibilizues ditën e mërkurë datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje! PS. Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur.

Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti spostojë gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here